Virusi Nipah, Naser Ramadani: Lloji i lakuriqëve që e përhapë nuk jetojnë në Kosovë, rreziku është shumë i ulët

by Nexhat

Mjeku kosovar, Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetësisë Publike ka shkruar për virusin e njohur si “Nipah” që është përhapur në Indi.

Ramadani ka thënë se në Evropë, Kosovë dhe Shqipëri rreziku nga ky virus është shumë i ulët.

banner

Ai ka bërë të ditur se në Kosovë e Shqipëri nuk jeton lloji i lakuriqëve të cilët e përhapin.

“Nipah është një virus që mund të kalojë nga kafshët te njerëzit.Burimet më të shpeshta të infeksionit janë lakuriqët e frutave (Familja Pteropodidae) të cilat lloje nuk gjenden te ne!Lakuriqët në Shqipëri dhe Kosovë quhen hundëpatkua i vogël (Rhinolophus hipposideros) dhe janë insektivore, që do të thotë se ushqehen kryesisht me insekte dhe molusqe të vogla dhe nuk hanë fruta”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy