Inter e ka mposhtur Torino 2-1 për të arritur gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për herë të gjashtë në shtatë sezone.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “U-Power” të Monza, pasi “San Siro” ka qenë i zënë me ceremoninë e hapjes së Lojërave Dimërore.
Ange-Yoan Bonny e ka hapur rezultatin pak para pushimit të pjesës së parë, ndërsa Andy Diouf e ka dyfishuar avantazhin në fillim të pjesës së dytë.
Torino e ka ngushtuar diferencën me Sandro Kulenovic, por Inter e ka ruajtur fitoren.
Inter do të përballet me fituesin e çiftit Como 1907 – Napoli në gjysmëfinale, ndërsa Torino mbetet pa fitore në katërmbëdhjetë ndeshjet e fundit ndaj Interit

