Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e Stuttgartit

by Nexhat

Një kosovar i dënuar në Gjermani për një rast vrasje në vitin 1999, është arrestuar në Aeroportin e Stuttgartit me të arritur atje nga Prishtina, raportojnë mediat gjermane, duke iu referuar agjencisë së lajmeve DPA.

53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Qarkut të Heilbronn me një burgim prej 12 vjet burgim dhe pesë vjet më vonë ishte dëbuar për në Kosovë, përcjell Reporteri.net.

banner

Ai kishte shkuar në Gjermani fundjavën e kaluar, ku me të arritur është arrestuar dhe është dërguar në Institucionin e Ekzekutimit të Burgut Stuttgart-Stammheim. Atje, ai pritet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit të tij.

Sipas raportimit, burri kishte shkuar me një fluturim nga Prishtina. Gjatë një kontrolli, u konstatua se kundër tij ekzistonte një urdhër arresti për ekzekutimin e dënimit, sqaroi një zëdhënës i Policisë Federale.

Sipas këtij urdhri, 53-vjeçari duhet të vuajë ende 2.127 ditë burgim. Nëse nuk do të kishte hyrë përsëri në Gjermani, nuk do të kishte pasur probleme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy