Agim Ademi u rizgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar sot në Kuvendin Zgjedhor.
Pas rizgjedhjes, i pari i FFK-së nuk i pranoi pyetjet e gazetarëve, por foli çka deshi ai vet.
“Vota e sotit është votë e besimit në personalitetin tim dhe ekipin tim, është votë e vlerësimit të punës së bërë dhe përkrahjes së punëve që do të vijnë në këtë katër vjetor. Jam shumë i lumtur që kam të gjithë kuvendin dhe komunitetin e futbollit që janë më shumë që 50 mijë veta e në këtë rast më shumë se 50 veta në Kuvend dhe më vjen mirë që janë unik. E kanë prek rezultatin, sinqeritetin, profesionalizimin, projekte, strategjinë e FFK-së që kemi shku dhe kemi bërë ngritje. Uroj që edhe në këto katër vitet e ardhshme të jenë të realizuara edhe ato që kemi premtuar dhe më tej”, u shpreh Ademi.
Në Kuvendin Zgjedhor, ai në votim të hapur mori 52 vota, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim

