Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Loxhë të Pejës.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rreth orës 07:50 autoritetet janë informuar për një aksident ku janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga personat e aksidentuar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.

