Aksidenti me një të vdekur në Pejë, Spitali: Viktima erdhi pa shenja jete, personi tjetër është në gjendje stabile

by informim peje

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës.

Në reagim thuhet në Spital janë dërguar dy persona, ku njëri nga ta ka arritur pa shenja jete, kurse personi tjetër, është duke u trajtuar dhe aktualisht është në gjendje stabile.

banner

Postimi:

Njoftim për media dhe opinionin publik!

Ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sot janë sjellë dy persona si pasojë e një aksidenti.

Njëri fatëkeqësish ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy