Duele të forta sot në Superligën e Kosovës

by Nexhat

Superliga e Kosovës është rikthyer në aksion pas pushimit dimëror, ndërsa xhiroja e 19-të ka nisur të shtunën me zhvillimin e tre ndeshjeve. Sot janë në program edhe dy përballje të tjera, që pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku skuadra vendase përballet me liderin e kampionatit, Ballkanin. Një duel i fortë, ku gjilanasit synojnë fitoren për t’u afruar me kreun e tabelës dhe për të mbajtur gjallë ambiciet për titullin kampion.

banner

Nga ana tjetër, Ballkani kërkon tre pikë të reja për të rritur diferencën ndaj ndjekësve direkt, Prishtinës dhe Dritës, të cilat triumfuan në ndeshjet e së shtunës.

Një tjetër sfidë interesante zhvillohet në Liman Gegaj, ku Malisheva pret Prishtinën e Re. Vendasit synojnë fitoren për të përmirësuar pozicionin në renditje, ndërsa mysafirët kërkojnë pikët maksimale për të vazhduar luftën për mbijetesë.

Të dyja ndeshjet e ditës së sotme do të nisin nga ora 13:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy