Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim në orët e mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit zyrtar nga KEK-u, rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.

banner

KEK shton se aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

“KEK Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për stafin teknik dhe gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A, për angazhimin profesional, punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në adresimin e situatës teknike. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në funksion të interesit publik dhe sigurisë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy