Serie A/ 400 fitore në karrierë, pas suksesit ndaj Genoa-s, Conte dhe Napoli besojnë ende te titulli kampion

by Nexhat

Fund i çmendur në javën e 24-t të Serie A, me emocione dhe gola vendimtarë në minutat e fundit. Napoli i Antonio Contes triumfon 3-2 në transfertë ndaj Genoas pas një ndeshje dramatike dhe mbajnë ende gjallë shpresat për të qëndruar në garën për titull. Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për vendasit kalojnë në avantazh që në minutën e 3-të me penalltinë e Malinovskyi-t, por skuadra e Contes reagon menjëherë dhe përmbys rezultatin me golat e Højlund dhe McTominay brenda dy minutash, duke e mbyllur fraksionin e pare në avantazh. Në pjesën e dytë Genoa barazon me Colombo-n, ndërsa Napoli mbetet me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq për Juan Jesus. Kur barazimi duket i pashmangshëm, në minutën e fundit gjyqarari kryesor akordon penallti për napoletanët. Tek pika e bardhë shkon Højlund, që nuk fal duke realzuar e duke I dhënë Napolit 3 pikë shumë të rëndësishme. Kjo ishte fitorja e 400 në karrierë për teknikun Antonio Conte.

Emocione edhe në Firence, në sfidën e mbrëmjes së të shtunës, ku Fiorentina barazoi 2-2 me Torinon pas një goli në minutën e 93-të. Torino kalon në avantazh me Casadei-n, ndërsa vendasit përmbysin rezultatin në pjesën e dytë me Solomon dhe Kean. Në shtesë, megjithatë, Maripán shënon me kokë dhe i mohon Fiorentinës tre pikët. Viola ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke mbetur ndjeshëm tepër e rrezikuar, ndërsa Torino shkon në 27 pikë

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy