Breezy Johnson ka fituar medaljen e artë në disiplinën e zbritjes së lirë në skijimin alpin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Skitarja amerikane e ka regjistruar kohën 1:36.10, duke i sjellë SHBA-së medaljen e parë në këto Lojëra.
Në vendin e dytë është renditur skitarja gjermane Emma Aicher, vetëm 0.04 sekonda prapa Johnson, ndërsa medalja e bronztë i ka takuar italianes Sofia Goggia, me 0.59 sekonda diferencë.
Fitorja e Johnson ka ardhur në një pistë ku katër vite më parë ajo kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju, gjë që e bëri momentin edhe më emocionues për të. Ky sukses vjen një vit pasi ajo fitoi edhe titullin kampione bote.
Gara është ndërprerë disa herë dhe ka mbetur në hije nga rrëzimi i rëndë i bashkëkombëses së saj, Lindsey Vonn, e cila humbi kontrollin dhe u dërgua në spital

