Manchester City fiton në `Anfield` dhe mban gjallë garën për titull

by Nexhat

Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Liverpool, duke triumfuar me rezultat 2-1 në “Anfield”, fitore kjo që i ka dhënë fund serisë prej tetë ndeshjesh pa humbje të “Reds” në shtëpi.

City ka qenë skuadër më kërkuese në pjesën e parë, por nuk ka arritur të shënojë, ndërsa Liverpool ka pasur pak raste.

banner

Pjesa e dytë është hapur me mundësi të mira për vendasit, por pa konkretizim.

Goli i parë i ndeshjes ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e katërt, kur Dominik Szoboszlai ka realizuar një supergol nga goditja e lirë për 1-0 për Liverpool.

Megjithatë, reagimi i City ka qenë i shpejtë. Bernardo Silva e ka barazuar rezultatin gjashtë minuta më vonë, pas asistimit të Erling Haaland.

Në minutat shtesë, portieri Alisson ka shkaktuar penallti, të cilën Haaland e ka shndërruar në gol për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kjo humbje i ka dhënë fund serisë pozitive të Liverpool në “Anfield” dhe e ka mbajtur presionin mbi liderin Arsenal në garën për titull.

Kjo ka qenë vetëm fitorja e tretë e Manchester Cityt në tridhjetë e nëntë vizita në “Anfield”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy