“Kosova në NATO, element stabilizues” – Forumi i Sigurisë në Kongresin e SHBA-së: Ballkani si ‘fuçi baruti’, nevojitet qëndrueshmëri në rajon

by informim peje

Në një forum të zhvilluar në Uashington DC mbi sigurinë dhe investimet në mbrojtje, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kongresmeni amerikan Keith Self diskutuan rëndësinë e forcimit të NATO-s dhe rolin e saj në stabilitetin e Ballkanit.

Mediu falënderoi kongresmenin Self për angazhimin e tij ndaj Europës dhe veçanërisht ndaj vendeve të Ballkanit, duke theksuar mbështetjen që ai ka dhënë për ndërtimin e paqes, partneritetit dhe stabilitetit në rajon.

banner

Nga ana e tij, kongresmeni Self, kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan, vuri në dukje se investimi prej 5% në mbrojtje është jetik për të forcuar partneritetet brenda NATO-s dhe për të rritur sigurinë në Europë dhe Ballkan. Ai theksoi se situata e sigurisë në rajon mbetet delikate, duke e përshkruar Ballkanin si “një fuçi baruti”.

Self nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një element kyç stabilizues për rajonin, duke shtuar se kjo çështje është bërë një mision personal për të dhe se është e domosdoshme t’u jepet përgjigje kundërshtimeve të disa vendeve anëtare.

Mediu theksoi rëndësinë e dakordësisë së të gjitha vendeve të NATO-s për nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës, duke vënë në dukje se kjo do të sillte më shumë stabilitet dhe partneritet në Ballkan. Ai gjithashtu falënderoi komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare.

Forumi nënvizoi edhe njëherë rolin strategjik të Ballkanit në arkitekturën e sigurisë së NATO-s dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes aleatëve për të garantuar paqe dhe qëndrueshmëri afatgjatë në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy