Sulmuesi kosovar i Hoffehiemit, Fisnik Asllani edhe fundjavën që lamë pas, vazhdoi me performancën e shkëlqyer në Bundesligën gjermane.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, asistoi dhe bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Bayern Munich, sfidën të cilën Hoffeheim e humbi me rezultat 5-1.
Sezoni i Asllanit me Hoffenheimin ka qenë i suksesshëm, me 7 gola dhe 7 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, çka ka tërhequr interesin e Borussia Dortmundit dhe disa klubeve angleze. Gjatë afatit kalimtar të dimrit, ofertat për sulmuesin dardan janë vlerësuar mes 40 dhe 50 milionë eurosh.
Një transferim te Bayerni gjatë verës mbetet i mundshëm, sidomos nëse aktivizohet klauzola e lirimit prej 29 milionë eurosh.
Megjithatë, sipas mediave gjermane, ekzistojnë dyshime mbi vlefshmërinë e kësaj klauzole dhe Hoffenheim mund të kërkojë një shumë më të lartë.
Sipas “Kicker”, Bayern vlerëson teknikën dhe instinktin për gol të Asllanit, por ka rezerva për shpejtësinë e tij, çka mund të ndikojë në vendimin përfundimtar.
Pavarësisht këtyre dilemave, Bayern Munich mbetet favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar pas paraqitjes së tij të shkëlqyer ndaj kampionëve të Gjermanisë

