Holandezja Jutta Leerdam ka fituar medaljen e artë në garën e 1000 metrave në patinazh të shpejtë, duke vendosur rekord të ri olimpik në Lojërat Dimërore Milano–Cortina.
Ajo e ka mbyllur garën me kohën 1:12.31, duke i sjellë Holandës medaljen e parë të artë në këto Lojëra.
Ajo ia ka rrëmbyer medaljen e artë bashkëkombases së saj Femke Kok.
Medalja e bronztë i ka takuar japonezes Miho Takagi, e cila e ka përfunduar garën me kohën 1:13.95.
Gara ka qenë shumë e fortë, ku fillimisht Suzanne Schulting ka kryesuar me kohën 1:15.46

