Prokuroria e Gjykatës Speciala ka kërkuar nga gjykata nga 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së.
Amer Alija, avokat ka thënë se as ligji i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë nuk ka parashikuar një dënim të tillë, e as ligji i Republikës së Kosovës.
Ai këtë e ka quajtur kërkesë pa asnjë bazë ligjore.
“As ligji i RSFJ, i cili ka qenë në kohën kur ka ndodhur luftën, e as Kodi Penal nuk ka parashikuar 45 vjet burgim, ka parashikuar 25 deri në 30 vjet burgim. Kjo çfarë ka ndodhur nuk ka asnjë bazë ligjore”, ka thënë ai

