Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, me përfaqësuesit e partive politike rreth seancës konstituive që do të mbahet nesër.
Pas takimit, Basha para gazetarëve tha se ka pasur konsensus që votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako.
Propozimi i tyre ka qenë i qartë që të shkohet në votim në pako, pra pakoja të votohet, pakoja e nënkryetarëve, e pesë nënkryetarëve në pako komplet bashkë. Ka pasë konsensus pra për raportin, ka pasë konsensus për votimin e kryetares, e kryetarit, ka pasë konsensus për votimin e pakos të pesë nënkryetarëve dhe ka një dakordim, një konsensus brenda kësaj mbledhje që – m’vjen shumë mirë ta them edhe njëherë – që do të bëhet votimi në pako i pesë nënkryetarëve, ku pritet themelimi i institucioneve të Kosovës sa më shpejt, pastaj të vazhdohet edhe me votimin e qeverisë dhe pastaj sigurisht, siç e dini, na presin votimi i buxhetit, i marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e kanë një afat që duhet të votohen sa më shpejt”.

