Tuchel e vazhdon kontratën, do ta drejtojë Anglinë deri në Euro 2028

by Nexhat

Thomas Tuchel e ka vazhduar kontratën e tij si trajner i kombëtares së Anglisë deri në vitin 2028, pra deri pas Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë.

Rinovimi u konfirmua nga Football Association (FA) dhe do t’i japë stabilitet ekipit kombëtar për dy vite të tjera, përtej Botërorit 2026 në verë, përcjell “Gazeta Express”.

banner

Tuchel, 52 vjeç, i cili e mori drejtimin e Anglisë në vitin 2025, tha se është “shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdojë me Anglinë” dhe se e ka dashur dhe shijuar çdo moment të punës me lojtarët dhe stafin e tij.

Ai gjithashtu nënvizoi se e pret me padurim Botërorin 2026 dhe se do të bëjë çmos për t’i bërë krenarë, Kombëtaren dhe tifozët anglezë.

FA po ashtu ua ka vazhduar kontratat edhe shumicës së anëtarëve të stafit të Tuchel, për t’i dhënë kontinuitet, fokus dhe qetësi ekipit para ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare që vijnë.

Me këtë vazhdim, Tuchel pritet të qëndrojë i lidhur me Anglinë të paktën deri në mbajtjen e Kampionatit Evropian 2028, duke bërë që ai të jetë në stol edhe për turnetë e ardhshëm kryesorë me përfaqësuesen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy