Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27, ku skuadra e tij është vendosur në Grupin B3 së bashku me Kosovën, Izraelin dhe Irlandën.
Strategu gjerman ka përgëzuar Kosovën për arritjet e vitit të kaluar dhe ka theksuar se përballjet do të jenë interesante dhe emocionuese, si në udhëtim, ashtu edhe në ndeshjet në shtëpi.
“Kosova ende ka mundësi për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, gjë që është një arritje e madhe. Ndeshjet jashtë shtëpisë mendoj se do të jenë të menaxhueshme”, deklaroi Rangnick.
Ai shtoi se gjatë kohës së tij si përzgjedhës nuk ka luajtur kurrë kundër ndonjërit prej tre rivalëve të grupit, duke i shtuar sfidës një dimension të ri strategjik

