Të enjten janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt të fazës grupore në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet, ku favoritët kanë nisur të shkëputen në renditje.
Në Grupin B, Kroacia kryeson e vetme me katër fitore. Sllovakia është e dyta me tri fitore e një humbje, po aq sa ka edhe Sllovenia. Pas tyre renditen Maqedonia e Veriut, Italia dhe Greqia.
Kroacia mposhti Sllovakinë në ndeshjen kryesore të xhiros me rezultatin 23:17. Maqedonia e Veriut fitoi ndaj Greqisë 24:19, ndërsa Sllovenia mundi Italinë 21:19.
Në Grupin A, Spanja mbetet e vetme në krye me katër fitore. Pas saj renditen Rumania, Turqia, Mali i Zi, Kosova dhe Bullgaria. Spanja fitoi ndaj Rumanisë 26:24, ndërsa Turqia mundi Bullgarinë 28:26. Ndeshjen e fundit të xhiros, mes Malit të Zi dhe Kosovës, e fitoi Mali i Zi.
Të premten do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës grupore, që do të vendosin pozicionet për gjysmëfinalet e Kampionatit Mesdhetar

