Bashkë me të u arrestua edhe manjati i hoteleve Ong Beng Seng
Ministri i Transportit i Singaporit është arrestuar në një hetim të rrallë për korrupsionin e nivelit të lartë në qytet-shtet, i cili përfshin gjithashtu një manjat hotelesh.
Ministri i Transportit, S. Iswaran, “u arrestua më 11 korrik 2023” dhe “më pas u lirua me kusht”, deklaroi dje zyra kundër korrupsionit (Cpib), duke konfirmuar arrestimin për herë të parë.
Edhe manjati i hoteleve Ong Beng Seng, një nga njerëzit më të pasur të Singaporit, u arrestua gjithashtu në të njëjtën ditë dhe u lirua me kusht në lidhje me hetimin.
Zyra kundër korrupsionit nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër. Ong është drejtor menaxhues i Hotel Properties Limited, i cili zotëron një varg hotelesh dhe resortesh luksoze në Azi.