Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, spikat derbi në ‘Fadil Vokrri’

by Nexhat

Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së 20-të, ku në program janë tri përballje mjaft interesante që pritet të ndikojnë ndjeshëm në renditjen tabelare.

Vëmendja kryesore e javës është e përqendruar në kryeqytet, aty ku në stadiumin Fadil Vokrri do të zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Llapit, me fillim nga ora 18:00.

banner

Kjo sfidë pritet me interesim të madh, pasi të dy skuadrat synojnë pikë të plota në garën për objektivat sezonale.

Para derbit, nga ora 13:00 luhen dy ndeshje të tjera me peshë të madhe.

Në Klinë, Dukagjini pret Gjilanin në një përballje ku të dyja ekipet kërkojnë maksimumin e pikëve për t’u pozicionuar sa më mirë në tabelë. Dueli pritet të jetë i fortë dhe me ritëm të lartë, duke pasur parasysh rëndësinë që kanë pikët në këtë fazë të kampionatit.

Po në të njëjtën orë, zhvillohet edhe një sfidë tejet vendimtare për mbijetesën, ku Prishtina e Re përballet me Ferizajn. Në këtë përballje, çdo pikë ka peshë të jashtëzakonshme, pasi diferencat në zonën e poshtme të tabelës janë të vogla dhe gara për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e ashpër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy