Elita e basketbollit vjen sot me dy sfida interesante

by Nexhat

Superliga e Kosovës në basketboll, vjen sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 20-të.

Derbi do të luhet në Prizren, ku do të përballen rivalët e vjetër, Bashkimi dhe GO+Peja.

banner

Prizrenasit pasi u kualifikuan në finale të Kupës synojnë të vazhdojnë me paraqitje pozitive, derisa në elitë janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa në anën tjetër verdhezinjtë ndodhen në vendin e tretë me dhjetë fitore e nëntë humbje.

Java e 20-të mbyllet në Mitrovicë me përballjen Trepça – Rahoveci 029, dy skuadra në formë të ndryshme në elitën e basketbollit.

Mitrovicasit janë në vendin e parë me 16 fitore e tri humbje, kurse ‘Vreshtarët’ në vendin e tetë me gjashtë fitore e 13 humbje.

Superliga/Java 20

Sot takohen:

17:00 Bashkimi – GO+ Peja

19:30 Trepça – Rahoveci 029

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy