Foda: Austria kundërshtar i fortë, pres përkrahje masive në Vjenë

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve, duke pranuar se Austria nuk ishte kundërshtari i tij i preferuar, por duke theksuar se pret një përballje emocionuese dhe mbështetje të madhe nga tifozët kosovarë.

Kosova bën pjesë në Grupin B të Ligës së Kombeve së bashku me Austria, Republika e Irlandës dhe Izraeli, ndërsa ndeshjet do të nisin në muajin shtator.

banner

Për Fodën, sfida ndaj Austrisë ka edhe një dimension personal, pasi ai e drejtoi përfaqësuesen austriake për pesë vite, nga 2017 deri në 2022.

“Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, mezi pres t’i takoj ish-lojtarët e mi sërish”, deklaroi Foda për “Sky Austria”.

Takimi i 27 shtatorit, që do të zhvillohet në Vjenë, pritet të ketë atmosferë të zjarrtë. Foda shprehet i bindur se Kosova do të ketë përkrahje të madhe në tribuna.

“Do të jetë ndeshje si vendas edhe për ne, sepse jam i sigurt se 10 deri në 15 mijë kosovarë do të na mbështesin në Vjenë”, theksoi ai.

Ndërkohë, para sfidave të Ligës së Kombeve, Kosova do të përqendrohet në ndeshjet e pley-off-it për Kupën e Botës, ku fillimisht do të përballet me Sllovakinë.

Në rast kualifikimi, Kombëtarja jonë do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Turqisë dhe Rumanisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy