Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, Policia iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes kur kalojnë në atë rrugë

by informim peje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë lëvizjes në rrugën Pejë–Rugovë.

Sipas Policisë, ditëve të fundit në këtë rrugë janë regjistruar raste me dëme materiale dhe persona të lënduar, për shkak të reshjeve të vazhdueshme atmosferike që rrisin rrezikun e shembjeve të gurëve. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm për të shmangur ndonjë aksident.

banner

Policia e Pejës thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe apelon për bashkëpunim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy