Mbreti Charles III me letër urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë: Miqësi e qëndrueshme dhe bashkëpunim edhe më i ngushtë

by informim peje

Mbreti Charles III ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij Mbreti Charles III, inkurajon lidhjet dypalësheve mes vendeve ndërsa nënvizon se është i përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin

banner

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Mbretit Charles III, e cila është publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy