Ludo rrëfehet në BBVK4: Historia e jetës, sfidat, dhe vlerësimi për familjen

by Nexhat

Ludo ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Big Brother Vip Kosova 4, duke ndarë momente të rëndësishme. Ai ka folur për vështirësitë që ka kaluar, duke përmendur një moment kur mësuesi i kishte thënë të ndërronte rrobat, pasi i kishte pasur ato për gjashtë muaj.

Ludo ka përmendur gjithashtu marrëdhënien me babain dhe ndikimin që ka pasur mbi të, duke e krahasuar atë me mundësinë për të bërë më shumë në jetë.

banner

“Kemi jetu me një rrogë të vogël, kemi vujt, nuk e kem pas jetën e bukur. Dhe një moment nuk më harrohet kur mësuesi më tha a “mundesh me i ndërru këto tesha se qe 6 muj i ke këto tesha”.

“Ai e ka ndihmu vëllain, fëmijët e vet i ka lënë anash. Unë frizer, s’i ka pëlqy babës hiç. Çmos do të bëj në jetë por nuk dua të jem si baba, nuk është shumë i guximshëm. Vështirë ka qenë kur nëna ka qenë me ankth. Na s’e kemi kuptu, ka qenë periudhë e rand kur s’e kemi kuptu çka ka. E përgëzoj nanën se ka dal prej asaj krize”, tha Ludo.

Gjithashtu, Ludo ka folur për njohjen e gruas së tij t në Davos dhe energjinë që i bashkoi ata. Ludo ka reflektuar për vlerën e familjes, duke e quajtur atë një dhuratë të madhe nga Zoti.

“Momenti më i bukuri ka qenë kur më ka lind çika, dhurata më e madhja nga Zoti është fëmija. Guan e kam njoftu në Davos në skijim, është shumë humane, është shumë e njohur në Zvicër, është zgjedhur një prej humanisteve në kantonin ku jetojmë. Energjia na ka bashku, është pjesë e jetës time dhe besoj se do të jetoj me të deri në fund te jetës sime.

“Gjënë më të mirë që e kam kuptuar këtu në BBVK është sa e vlefshme është familja. Kjo është një shenjë nga zoti që e kam një grua aq të mirë, aq njeri. Dhe ndoshta në do sene s’e kam vlerësu. Dhe e kuptoj se sa e shenjtë është familja”, tha Ludo.

Në fund, ai ka theksuar se Met Gala e ka ndryshuar jetën e tij dhe ka dhënë një këshillë për shqiptarët

“Met Gala ma ka ndryshu krejt jetën. Një këshillë shqiptarëve, ndane vetën prej trurit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy