Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Prokurorisë së Specializuar i “vjen turp” për argumentet që ka ndaj klientit të tij.
“ZPS-së vetë i vjen turp për argumentet e veta për Selimin. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër si nga parashtrimet e së hënës, ashtu edhe nga dosja e tyre përfundimtare. Nëse vetë Prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta për Selimin, si mund t’iu bind ju?”, tha ai në nisje të fjalës së tij.
Mbrojtja e Selimit tha se ZPS nuk ka prova për të vërtetuar çdo aspekt të NPK-së, për anëtarësinë e saj, objektivat dhe mjetet që pretendonte se u përdorën për të arritur objektivin.
“E vetmja që tha ZPS është se provat që gjenden në komunikata gjenden në një poshtëshënim të saj. Por, ky poshtëshëmim vetëm evideton komunikatat, por nuk ka prova që mbështesin krimet e pretenduara. Por, vetëm përsëritje e pretendimeve të komunikatave”, tha ai.
Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha po ashtu se ZPS nuk ka provuar autorësinë e shënimeve të dorës që ia atribuon Selimit, por këtë ia ka lënë në dorë trupit gjykues që të vlerësojë nëse ato ishin shkruar nga Selimi./REL/

