Presidenca njofton se Osmani ka udhëtuar drejt Washingtonit për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar ndrejt Washingtonit, ku do të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë nga ana e presidencës.

Aty shtohet edhe se, Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në këtë bord, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit,

banner

Postimi:

Presidentja Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, udhëtoi në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy