Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,ka shpërndarë në rrjetet sociale fjalën përfundimtare të Hashim Thaçit para trupit gjykues në Hagë.
“Liria ka emër”, ka shkruar ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , fjalën e tij të fundit para Speciales të mbajtur sot e nisi me urimin për Pavarësinë dhe e vazhdoi me deklarimin për pafajësinë e plotë për të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Të nderuar gjyqtarë, për vjet vite në këtë sallë të gjyqit i keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju e keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha mes tjerash ai.

