Sekretari i Shtetit të SHBA’ve, Marco Rubio, ka bërë një postim lidhur me takimin që ai ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Rubio, ka falënderuar Osmanin, si dhe, popullin e Kosovës ‘’për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit’’, pas anëtarësimit në Bordin e Paqes,
Sekretari, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ai ka falënderuar Osmanin edhe për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
‘’U takova me Presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë, si dhe popullin e Kosovës, për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Po ashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza’’, ka shkruar Rubio
I met with President @VjosaOsmaniPRKS and thanked her and the people of Kosovo for their commitment to peace and stability by being a founding member of the Board of Peace. I also thanked President Osmani for her contributions to the International Stabilization Force in Gaza. pic.twitter.com/iB3reNY1Ok
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) February 20, 2026

