Ish-luftëtari i UÇK-së Fazli Hoxha thërret për unitet dhe mbështetje për Vjosa Osmanin

by engel

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fazli Hoxha ka kërkuar publikisht unitet politik dhe mbështetje për një mandat të ri presidencial për Vjosa Osmanin.

Në një postim në Facebook, Hoxha thekson se gjatë mandatit të Osmanit, Kosova ka arritur një përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar marrëdhëniet me aleatët strategjikë. Ai vlerëson veçanërisht lidhjet e krijuara nga presidentja me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë komunikimin me ish-presidentin amerikan Donald Trump, të cilat i konsideron një aset të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

banner

“Kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjen e Presidentit të vendit dhe Kosova nuk e ka luksin të futet sërish në një cikël të ri zgjedhor. Stabiliteti institucional dhe uniteti politik janë thelbësorë në këtë moment të ndjeshëm për vendin,” shkruan Hoxha.

Ai shton se angazhimi i Osmanit për respektimin e lirisë dhe të vlerave për të cilat është sakrifikuar ka ofruar një garanci për seriozitet institucional dhe vazhdimësi në udhëheqje. Hoxha thekson gjithashtu se interesat shtetërore duhet të vënë mbi ato partiake, duke bërë thirrje që të gjitha partitë – si pozita, ashtu edhe opozita – ta mbështesin kandidaturën e Osmanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy