Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Në komunikatën e ZKM’së thuhet se, ambasadori italian e uroi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, përcjell Express.
‘’ Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Njoftimi:
Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
Prishtinë, 25 shkurt 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Ambasadori e uroi Kryeministrin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

