Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është mirëpritur sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Pas takimit, kryeparlamentarja njoftoi përmes një postimi në Facebook, se me Spiropalin kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta.
“Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta. Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu.
Elisa Spiropali gjatë ditës zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe homologun e saj, Glauk Konjufca.


