Konjufca takon ambasadoren finlandeze

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Sh.S. Eevamari Laaksone

Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Republika e Kosovës.

banner

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. Po ashtu, u vlerësua kontributi i diasporës kosovare në Finlandë, që numëron rreth 20 mijë bashkatdhetarë, si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve.

Palët diskutuan edhe mundësinë e fillimit të procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve, si një hap konkret në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Në fund të takimit, u theksua se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit me Finlandën në fusha të interesit të përbashkët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy