Mëngjeset e ftohta, ditët me diell – Parashikimi i motit për gjatë vikendit  

by Nexhat

Mendimi për Motin ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme në vend do të mbretërojë mot kryesisht me diell.

Ditën e nesërme, pritet që temperaturat të arrijnë ndërmjet 12 dhe 15 gradë celsius.

banner

Postimi:

Fundjavë me diell.  Mëngjesi me ngrica, ditën temperatura deri në 15C.

Mendimi për motin – 27.02.2026

Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditëve të ardhshme në vend.  Mëngjeset mbesin të ftohta, me ngrica, derisa përgjatë luginave të lumenjëve mund të shfaqen shkurtimisht, kushte për mjegullinë apo mjegull.  Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C.  Gjatë ditës temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C.  Frynë erë jugore e lehtë 1-5m/s.

Ditën e diel vazhdon mot i kthjellët dhe me diell.  Nga e hëna mbetet tutje situatë më e qëndrueshme meteorologjike.  Kalojnë kohëpaskohe vransira, që ditën e martë, me dendësimin e tyre mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.  Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C, lokalisht në vlera prej 17C e 18C.  Kryesisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy