Pas sulmit ndaj Iranit, Ramadani kërkon rritje të nivelit të sigurisë në Kosovë: Serbia mund të shfrytëzojë krizën për destabilizim

by informim peje

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, duke bërë thirrje për rritje të vigjilencës së sigurisë në Kosovë.

Përmes një postimi, Ramadani thekson se Kosova duhet të ngritë nivelin e kujdesit institucional dhe të sigurisë, në dritën e krizës së rëndë botërore që, sipas tij, nisi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani.

banner

Ai paralajmëron se në situata të tilla të tensionuara globale, shtete që i quan “batakçi”, si Serbia, mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.

“Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar”, ka shkruar Ramadani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy