Prej vitesh qarkullon ideja se ngrënia pas orës 8 të darkës të shton automatikisht në peshë. Në fakt, metabolizmi nuk ndalon së funksionuari në mbrëmje.
Shtimi apo rënia në peshë lidhet kryesisht me balancën mes kalorive që konsumoni dhe atyre që digjni gjatë ditës.
Megjithatë, për personat që synojnë të humbin peshë, rekomandohet që darka të jetë e lehtë dhe të shmangen ushqimet e rënda apo me shumë kalori. Shpesh, limiti ditor i kalorive arrihet pikërisht në mbrëmje, ndaj ngrënia e mëtejshme mund të çojë në tepricë energjie që trupi e depoziton si yndyrë.
Disa këshilla praktike:
- Konsumoni një darkë të balancuar që ju mban të ngopur.
- Pini mjaftueshëm ujë gjatë mbrëmjes.
- Provoni një çaj qetësues si kamomil apo sherebelë.
- Lani dhëmbët para gjumit për të shmangur ngrënien e panevojshme.
- Flini në orar të rregullt për të mos rënë pre e “ngrënies nga mërzia”.
- Në fund, ora nuk është armiku kryesor, rëndësi ka cilësia dhe sasia e ushqimit që konsumoni gjatë gjithë ditës.

