Vuçiq bën krahasim mes sulmeve të SHBA-së në Iran dhe bombardimeve të NATO-s në 1999 në Serbi

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke shprehur kundërshtimin e tij dhe duke tërhequr paralele me bombardimet e NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999.

Sipas Vuçiqit, operacionet në Lindjen e Mesme synojnë ndryshimin e regjimit në Iran, ndërsa ngjarjet e vitit 1999 ishin, sipas tij, shfrytëzuar për të arritur qëllime politike në Serbi, duke përfshirë ndryshimin e regjimit në Beograd dhe pavarësinë e Kosovës.

banner

“E gjithë kjo po kryhet, ashtu siç ndodhi në Serbi – ata gënjyen gjatë gjithë kohës për një katastrofë humanitare, kur në thelb qëllimi ishte ndryshimi i regjimit dhe ndarja e 14 përqind të territorit tonë,” deklaroi Vuçiq për RTS.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy