Haxhiu për zgjedhjen e Presidentit: S’është koha për përplasje dhe për kërkesa të parealizueshme

by informim peje

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.
Haxhiu për këtë proces ka kërkuar bashkëpunim mes krejt partive politike.

“Nuk është koha as për përplasje as për kërkesa të parealizueshme që e largojnë procesin nga thelbi i tij”, deklaroi para mediave e para e Kuvendit.

banner

“Zgjedhja e Presidentit është një moment i rëndësishëm, prandaj procesi i zgjedhjes së tij apo saj kërkon përgjegjësi, maturi dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”, deklaroi Haxhiu.

“Kryesia nuk mund të veprojë pa pasur kandidatë me 30 nënshkrime. Pra, kërkohet 2 kandidatë, por lejohen që të ketë 3 apo 4 kandidatë”, u shpreh ajo para mediave.

Ajo deklaroi se për ta kaluar me sukses procesin e zgjedhjes së Presidentit/es duhet konsensus sepse asnjëra palë s’mund ta bëjë.

“Prandaj duhet diskutime të sinqerta me kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme”, shtoi ajo para mediave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy