Tahiri kundër zgjedhjeve të reja: “Kosova nuk ka kohë për zvarritje politike”

by engel

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe dëmshme për vendin.

Në një postim publik, Tahiri theksoi se rikthimi në kutitë e votimit nuk sjell përfitime për qytetarët, përveçse vonon vendimet e rëndësishme në një moment kritik, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

banner

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje – janë zvarritje e vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha që e presin Kosovën. Sovrani foli, dha votat partive politike për të zgjidhur çështjet e politikave të brendshme dhe të jashtme të vendit tonë. Uroj të bëhemi me president dhe Kosova të ec përpara”, shkroi Tahiri.

Ajo u bëri thirrje partive politike që të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për të çuar përpara proceset shtetërore, duke i dhënë prioritet stabilitetit institucional mbi aventurat elektorale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy