Pas 26 vitesh zbardhet fati i Myrteza Dylhasit, ceremonia e rivarrimit të premten në Gjakovë

by informim peje

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakovë, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës në rrjetet sociale, ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars.

banner

Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30 në Kompleksi Memorial në Çabrat.

Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë.

Identifikimi i mbetjeve mortore vjen pas më shumë se dy dekadash pritjeje, duke i dhënë familjes mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për ta prehur në tokën e vendlindjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy