100 ditë nga fillimi i Kupës së Botës, zbulohet posteri zyrtar që bashkon 3 vendet organizatore

by informim peje

Posteri zyrtar i Kupës së Botës 2026 është prezantuar si pjesa e fundit e koleksionit të posterave të turneut, duke kombinuar elementë përfaqësues nga tre vendet organizatore: Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë publikim, përmbyllet seria e 16 posterave zyrtarë të qyteteve organizatore, të prezantuar gjatë vitit 2025. Turneu i këtij viti do të shënojë një rekord me 104 ndeshje, duke nisur më 11 qershor në stadiumin e qytetit të Meksikos dhe duke përfunduar me finalen më 19 korrik në stadiumin e Nju Jorkut.

banner

Posteri paraqet një kompozim në formë kolazhi, me një lojtar futbolli në qendër, duke synuar të reflektojë aftësinë e sportit për të bashkuar kultura dhe kombe të ndryshme. Sipas FIFA-s, për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, tre artistë kanë bashkëpunuar për krijimin e posterit zyrtar të turneut.

Artisti kanadez Carson Ting, artistja meksikane Menerva GM dhe artisti amerikan Hank Willis Thomas kanë kombinuar stilin dhe qasjen e tyre krijuese për të realizuar një vepër që thekson lidhjen dhe unifikimin përgjatë turneut.

Në një deklaratë zyrtare, Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, tha se brenda 100 ditësh organizata do të mirëpresë botën në Amerikën e Veriut për “shfaqjen më të madhe në tokë”.

Sipas tij, posteri zyrtar i Kupës së Botës 2026 “kap energjinë, diversitetin dhe pasionin e përbashkët” që pritet të karakterizojnë edicionin më gjithëpërfshirës në historinë e turneut. Ai theksoi se nga ndeshja e parë deri në finalen e madhe, miliarda tifozë në stadiume dhe në mbarë globin do të përjetojnë momente që, sipas tij, “tejkalojnë futbollin”, duke bashkuar kultura dhe duke festuar unitetin në një skenë globale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy