Prapaskenat e “Peaky Blinders”/ Cillian Murphy zgjodhi vetë “djalin” e tij në film

by informim peje

Aktori i njohur Cillian Murphy ka zbuluar një histori interesante nga prapaskenat e filmit të ri “Peaky Blinders: The Immortal Man”.

Gjatë një interviste televizive, ai tregoi se i kishte kërkuar aktorit Barry Keoghan të luante rolin e djalit të tij në film përmes një mesazhi të thjeshtë në Ditën e Babait.

banner

Dy aktorët njihen prej kohësh, që nga bashkëpunimi në filmin “Dunkirk”, dhe mesazhi spontan rezultoi në një bashkëpunim të ri në ekran.

Në filmin e ri, Murphy rikthehet në rolin e famshëm të Tommy Shelby, liderit të bandës së njohur, ndërsa Keoghan interpreton djalin e tij të rritur, Duke Shelby.

Sipas historisë së filmit, djali i larguar i Shelby përfshihet në një komplot nazist, duke detyruar gangsterin e vetë-mërguar të kthehet në Birmingham për të shpëtuar familjen dhe vendin.

Murphy tregoi se gjithçka nisi kur Keoghan i dërgoi një mesazh urimi për Ditën e Babait. Aktori vendosi të mos humbte momentin dhe i shkroi menjëherë: “A do të luash djalin tim në Peaky Blinders?”. Pas disa sekondash pritjeje, përgjigjja erdhi e shkurtër dhe e qartë: “Po.”

Filmi është shfaqur fillimisht në disa kinema dhe do të jetë i disponueshëm globalisht në platformën Netflix më 20 mars, duke sjellë sërish në ekran historinë e familjes Shelby dhe një kapitull të ri në universin e Peaky Blinders. /CNA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy