45 vjet nga demonstratat e 1981-it: kur studentët e Prishtinës ndezën zinxhirin e protestave në Kosovë

by informim peje

Sot janë bërë 45 vjet nga demonstratat studentore të vitit 1981

Protesta spontane e studentëve të Kosovës, qe u mbajt në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, nxiti demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe u paraburgosën disa studentë.

banner

Më këtë nisi edhe zinxhiri i demonstratave të 81’ës.Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, pastaj më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Ato pasuan me tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy