Ambasadori britanik uron Donika Gërvalla-Schwarz për detyrën e re, thekson rëndësinë e zgjidhjes së sfidave politike

by informim peje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se është takuar me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, për ta uruar për rolin e saj të ri në krye të këtij institucioni.

Në një postim në Facebook, Hargreaves tha se gjatë takimit kanë diskutuar për rëndësinë e adresimit të shpejtë të sfidave politike, në mënyrë që Kosova të bëjë përparim dhe të sjellë rezultate konkrete për qytetarët.

banner

Ambasadori britanik theksoi gjithashtu se në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes United Kingdom dhe Kosovo në fushën e drejtësisë.

Sipas tij, një ndër temat kryesore ishte trajtimi i dhunës me bazë gjinore dhe mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, çështje që, sipas tij, mbetet një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar.

“Pasditen e sotme e urova ministren e Drejtësisë për rolin e saj të ri. Diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të bëjë progres dhe të sjellë rezultate për qytetarët. Biseduam gjithashtu për bashkëpunimin e vazhdueshëm në trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt, e cila mbetet prioritet për Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për punën e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur sektorin e drejtësisë”, ka shkruar Hargreaves.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë dhe për avancimin e mekanizmave që ndihmojnë viktimat e dhunës./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy