Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo është pyetur se nga i doli 60 ditëshi Lëvizjes Vetëvendosje, duke u pyetur edhe për deklaratën e Hekuran Muratit që nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 4 mars vendi shkon në zgjedhje.
“Kah doli 60 ditëshi, është shprehimisht e cekur në kushtetutë, neni 82 pika parë që flet për shpërndarjen e Kuvendit. Unë besoj që Murati e ka thënë këtë për finalizimin dhe konstituimin sa më parë të Kuvendit të Kosovës, vitin e fundit e kemi humbur 1 vit për mos gatitshmërinë e deputetëe të opozitës për të votuar”, ka thënë Nagavci.

