Gashi për Rrustemin: Kur u harxhuan kikirikat e PDK-së kaloi në VV

by Nexhat

Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili u bëri thirrje ambasadorëve që, sipas tij, të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë një reagimi publik, Rrustemi kishte kërkuar nga përfaqësuesit diplomatikë që të shmangin vizitat dhe takimet që mund të interpretohen si ndikim në proceset e Gjykatës Kushtetuese.

banner

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, kishte shkruar Rrustemi.

Kjo deklaratë u komentua në emisionin Debat Plus nga analisti Gashi, i cili përdori një gjuhë kritike dhe ironike ndaj deputetit të Vetëvendosjes.

“Për këtë djalin e Lipjanit… i transferun tani vonë në LVV, kur u harxhuan atje kikirikët, shtapiqat e smokit e PDK-së, u kthye në VV. Për të vlen fjal e urtë popullore e cila thotë ‘një budallë e gjuan një gurë në lum, njëqind të tjerë mundohen me gjet, s’munden’. Momentin që folim për këtë është qikjo. Mas gurit që e gju një budall”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy