Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.
Ai tha se LDK-ja ka qenë forca e vetme politike që ishte në kontakt me të gjitha palët, .
“LDK-ja ka pasur rol proaktiv dhe konstruktiv në gjetjen e zgjidhjes dhe ka qenë forca e vetme që ka qenë në kontakt me të gjithë palët. E vetmja forcë politike në Kosovë që ka pasur kontakt me të gjitha partitë politike dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës” , u shpreh Abdixhiku.

