Deklarata e Vjosa Osmanit për datën e zgjedhjeve e diasporën, Arbërie Nagavci nuk ia lë meritat presidentes: Besoj që data 28 ka qenë opsion

by Nexhat

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo është pyetur për deklaratën e Vjosa Osmanit se “ia ka dhënë 28 dhjetorit datë të zgjedhjeve Vetëvendosjes”.

banner

Nagavci tha se 28 dhjetori ka qenë opsioni, por shtoi se “çfarë kanë opozita kundër diasporës”.

“Deklaratat e Osmanit janë publike, nuk dua t’i interpretoj ato. Por, mund të them që nuk di që as Kurti e as ndonjë anëtar i kabinetit qeverisës, apo nga Lëvizja që ka thënë që ne kemi bërë që Vjosa Osmani na ka bërë puç apo të ngjashme”.

“Besoj që data 28 dhjetor, ka qenë opsion dhe e mundshme për t’u ofruar si zgjedhje, edhe sot e kam shumë të paqartë çfarë kanë opozita kundër diasporës”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy