Abdixhiku: LDK synon bashkimin e madh të së djathtës, Vjosa Osmani pjesë e projektit

by Nexhat

Kryetari i LDK-së ka folur për mundësinë e një bashkimi të madh të së djathtës në Kosovë, duke theksuar se në këtë projekt një rol të rëndësishëm do ta kishte edhe presidentja aktuale, Vjosa Osmani.

Ai tha se Osmani aktualisht mban postin e presidentes dhe për këtë arsye nuk mund të flitet më gjerësisht për angazhime politike, por theksoi se në një projekt të madh të së djathtës ajo do ta kishte vendin e saj të padiskutueshëm. ndonjëherë.

banner

‘’Është koha për bashkim të madh dhe jo për interesa individuale. Nuk kemi njerëz për të humbur dhe të gjitha potencialet duhet të bashkohen,” tha ai.

Ai shtoi se është i përkushtuar për ta rikthyer dhe forcuar të djathtën në Kosovë përmes një bashkimi sa më të gjerë politik, ku të gjithë ata që besojnë në vlerat e së djathtës dhe në orientimin properëndimor të vendit mund të gjejnë vendin e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy